Lajme

Mehaj: Vendimet e samitit të NATO-s, shpresë për botën demokratike

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se vendimet e samitit të NATOS-në Madrid janë shpresë për botën demokratike.

Po ashtu, Mehaj ka thënë që Kosova dhe NATO i duhen njëra-tjetrës.

Këtë e ka thënë Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid – shpresë për botën e lirë dhe demokratike. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. NATO i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s”, shkroi Mehaj.

Tutje, Mehaj ka thënë se është koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global si dhe është koha  për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike.

Po ashtu Mehaj tha se  institucionet, populli dhe ushtria e Kosovës besojnë në vlerat euroatlantike dhe NATO-së./Shqip.com