Lajme

Mehaj: Vajzat dhe gratë e FSK-së janë vazhdimësia e fuqishme e vlerave të lirisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim 25 ushtare të cilat së fundi janë bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Me këtë rast, Mehaj është shprehur se vajzat dhe gratë e FSK-së janë vazhdimësi e fuqishme e vlerave të lirisë.

“Vajzat dhe gratë e FSK-së janë vazhdimësia e fuqishme e vlerave të lirisë sonë dhe historisë së lavdishme të Kosovës. Sot kam pritur në takim 25 ushtaret e reja të FSK-së të cilave iu urova mirëseardhje dhe sukses në shërbimin e tyre në mbrojtje të Atdheut dhe garantimin e paqes për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim” ka shkruar Mehaj.

Më tutje Mehaj ka bërë të ditur se njëri ndër objektivat kryesor është rritja e përqindjes së vajzave dhe grave në FSK.

Konkursi i ardhshëm për tu bërë pjesë e FSK-së është me datën 28 nëntor.

/Shqip.com