Lajme

Mehaj takon kongresmenin Torres, diskutojnë për situatën e sigurisë dhe bazën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bazën ushtarake të SHBA-ve në Kosovë.

“Pas kthimit nga Kanadaja, pata kënaqësinë që të pres në takim mikun tim dhe gjithë Kosovës, kongresmenin amerikan Ritchie Torres. Sikur edhe në takimet e mia të mëhershme me Kongresmenin Torres, edhe këtë radhë e njoftova me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë, dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës. Kongresmenin Torres, e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë” ka shkruar Mehaj.

Më tutje Mehaj ka thënë se ka ritheksuar se vizioni i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

/Shqip.com