Lajme

Mehaj takon ish-presidentin Sejdiu, biseduan për zhvillimet në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është takuar me ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Mehaj dhe Sejdiu kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë, mbrojtjes dhe procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Sot prita në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë, përfshirë edhe projektin tonë për lëndën e sigurisë, mbrojtjes dhe paqes në programin mësimor të shkollave tona”, shkroi Mehaj.

Tutje, Mehaj tha se në këtë takim u bisedua edhe për proceset reformuese dhe nevojën e forcimit politik dhe qytetar pa dallim./Shqip.com