Lajme

Mehaj pret në takim Wesley Clark

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj ka pritur në një takim Gjeneralin Wesley Clark.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtës ky takim është në vazhdën e takimeve dhe komunikimeve të rregullta të ministrit Mehaj dhe Gjeneralit Clark.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në vend.

Foto nga takimi

Mehaj pas takimit është shprehur se Clark përveç personalitetit të tij madhështor mbetet udhërrëfyesi ynë./Shqip.com