Lajme

Mehaj pret në takim ambasadorin Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot, të premten e 24 marsit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë të premtes së 24 marsit ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Mehaj ka thënë se të jesh udhëheqës në një mjedis me shumë përgjegjësi kërkon qasje dhe mënyra të nivelit strategjik dhe vizion që ndryshon nga udhëheqja në mjedise të tjera.

Të jesh udhëheqës në një mjedis me shumë përgjegjësi, në një institucion si Ministria e Mbrojtjes e në organizatë në rritje si Forca e Sigurisë së Kosovës, kërkon qasje dhe mënyra të nivelit strategjik, vizion që ndryshon nga udhëheqja në mjedise të tjera”, ka shkruar ministri Mehaj.

/Shqip.com