Lajme

Mehaj për themelimin e Fondit për Siguri: Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, e mirëpritur vendimin e Kryeministrit, Albin Kurti, për themelimin e Fondit për Siguri.

Mehaj ka bërë të ditur se qysh një kohë të gjatë ka qenë duke punuar në themelimin e Fondit për Siguri.

“Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua dhe sot me nënshkrimin e vendimit nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ky fond do të jetë i hapur. Vlerën e shenjtë të Lirisë dhe Pavarësisë së Atdheut tonë që e paguam shumë shtrenjtë, jemi të vendosur ta ruajmë me çdo çmim”, ka shkruar Mehaj.

Ai gjithashtu ka thënë se siguria jonë kurrë nuk ka nënkuptuar pasiguri për të tjerët.

“Përkundrazi, dje, sot dhe nesër, ishim, jemi e do të jemi siguri e mbrojtje për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes, i ka bërë thirrje të tjerëve që të kontribuojmë së bashku, për të mirën e institucioneve tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai gjithashtu ka treguar se nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja./Shqip.com