Lajme Botë

Mehaj: Pas përmbytjeve, FSK-ja e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë, pasi po përballet me përmbytje.

Mehaj ka deklaruar se ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë ta ndihmojnë Slloveninë.

“Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situates”, ka thënë Mehaj.

Postimi i plotë:

FSK e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë!

Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit.

Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës.

Shpreh ngushëllime për jetët e humbura dhe solidarizim me të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga kjo stuhi.

Shpresojmë që vendi sa më parë t’i kthehet normalitetit.

/Shqip.com