Lajme

Mehaj nesër raporton në Komisioni për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së nesërme pritet që të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Raportimi i Mehaj pritet të nis nga ora 10:00.

Ky raportim vjen në kohën kur veri i Kosovës po përballet me barrikada nga ana e serbëve.

Kujtojmë se ka kaluar më shumë se një javë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

/Shqip.com