Lajme

Mehaj në Kroaci interesohet për blerje të pajisjeve ushtarake për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në panairin e organizuar në kuadër të konferencës ASDA në Kroaci.

Mehaj vizitoi disa prej stendave të kompanive që prodhojnë pajisje ushtarake, duke shfaqur interesimin për të investuar në përforcimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Në panairin dhe konferencën ‘ASDA 2023’ që është realizuar nën mbështetjen zyrtare të Qeverisë së Kroacisë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, vizituan stendat e disa prej 200 kompanive nga 30 shtetet pjesëmarrëse që merren me prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake, inkorporimi i të cilave pajisje do të modernizonte Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj”, thuhet në njoftimin e Minisitrisë së Mbrojtjes.

“Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjikë, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Mehaj në fjalën e tij.

/Shqip.com