Lajme

Mehaj: Luan Haradinaj ishte njëri ndër prijetarët kryesor të UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies së Luan Haradinaj.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Luani ishte njëri ndër prijetarët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

“Sot në 25 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë e nderojmë Gjeneral Luan Haradinaj, njërin ndër prijetarët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zjarri i pushkës dhe gjaku i tij i derdhur në kufirin e vënë dhunshëm të Kombit dhe Atdheut nuk u ndalën deri në fitoren e Lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë”, ka shkruar ai.

Luan Haradinaj

Luan Haradinaj ra dëshmor më 6 Maj të vitit 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush./Shqip.com