Lajme

Mehaj: Kosova gati për ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Mehaj theksoi se për të arritur deri këtu janë bërë investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë.

“Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”.

“Synimi ynë është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së. Ky ka qenë vizioni ynë që nga fillimi, angazhim, punë e përkushtim në secilën ditë”, shkroi Mehaj.

/Shqip.com