Lajme

Mehaj: Kadetët e FSK-së kanë kryer me sukses operacionet sulmuese dhe mbrojtëse

Kadetët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë kryer me sukses operacionet sulmuese dhe mbrojtëse.

Mehaj ka bërë të ditur se ky operacion ka qenë në kuadër të plan programit akademik për taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP).

Kadetët e FSK-së

“Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane: kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion”, ka shkruar ai.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se operacioni u krye në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban./Shqip.com

Kadetët e FSK-së