Lajme

Mehaj fton qytetarët të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë me të holla në Fondin e Sigurisë, sipas tij, për ta forcuar edhe më tej ushtrinë.

Mehaj tha se qytetarët mund të dhurojnë të holla për këtë fond, brenda apo jashtë vendit.

“Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi. Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kujtojmë se, ky fond ishte themeluar para më shumë se një viti, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të japin donacione për ushtrinë.

/Shqip.com