Mehaj: FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht
Publikuar:
(20.11.2022 14:06:06)
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për secilën situtatë emergjente.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim” ka bërë të ditur Mehaj.
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës.
Nga reshjet e shiut kanë pësuar qytetet si Juniku, Istogu, Mitrovica, dhe Peja.
/Shqip.com