Lajme

Mehaj: FSK do të ketë stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e Senatit Amerikan për projektligjin i cili parasheh bashkëpunim të ngushtë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.

Ai tha se me këtë projektligj, ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e ShBA-ve.

“Sipas këtij projektligji, ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, tha Mehaj.

Ndërkaq, ngritja e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, shkollimi e trajnimi, sipas Mehajt, do të zhvillohen me mbështetjen e ShBA-së.

“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, tha ai.

/Shqip.com