Lajme

Mehaj: Fjalët dhe porositë e Bacës Rifat, të dobishme e të vlefshme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar sot në vizitë në kullën e Jasharajve në Prekaz.

Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, Mehaj ka thënë se ka marrë këshilla dhe konsulta jashtëzakonisht të vlefshme nga Rifat Jashari.

Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në kullën e Jasharajve. Fjalët dhe porositë bacës e Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme”, ka shkruar Mehaj.

Nga këtu marrim gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona”, ka shkruar në fund Mehaj.

/Shqip.com