Lajme

Mehaj: Është koha për të sanksionuar Serbinë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se është koha që të sanksionohet Serbia.

Përmes një postimi në Twitter, Mehaj reagoi lidhur me at se Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje koordinimi e politikës së jashtme.

“Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE” Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, shkroi Mehaj.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes ministrit të jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov.

Kujtojmë se nga lufta në Ukrainë shumë vende të botës kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë por Serbia nuk është njëra prej tyre./Shqip.com