Lajme

Mehaj: “Defender Europe 23” dëshmi e përgatitjes dhe profesionalizmit të ushtrisë sonë

Defender Europe 23

Ministri i  Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se ky ushtrim do të dëshmojë sërish përgatitjen dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.

“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

Ushtria më e re në botë, theu akullin në vitin 2021 duke u bërë pjesë e këtij ushtrimi për herë të parë me 330 ushtarë, duke qenë madje vend pritës.

Kosova synon ta bëjë sërish historinë në vitin e ardhshëm, pasi në 2023-ën, siç ka bërë me dije ministri i Mehaj do të marrin pjesë 1100 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj, kishte njoftuar se ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës do të jenë pjesë e kësaj stërvitje bashkë me ushtarë të 28 vendeve antare të NATO-s./Shqip.com

Defender Europe 23
Defender Europe 23
Defender Europe 23