Lajme

Mehaj: Çdo hap drejt forcimit të ushtrisë, me mbështetjen e ShBA-së

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është takuar me ministrin e ri të emëruar, Ejup Maqedonci.

Ata bashkë e kanë pritur atasheun amerikan, kolonel Mosley.

Mehaj ka thënë se çdo hap drejt forcimit të ushtrisë së Kosovës e kanë bërë në koordinim me SHBA-të.

“Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Së bashku me Ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun Amerikan kolonel Mosley.

Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani.

Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë.

/Shqip.com