Rozë

Megi Pojani vjen me deklaratën e fortë: Kam ndjenja për dikë

Modelja shqiptare, Megi Pojani kohët e fundit po komentohet shumë në mediat rozë.

Kjo pasi po përflitet për një lidhje me futbollistin shqiptar, Endri Çekiçi.

Këta të dy kanë postuar foto në darkë, ku shihet se janë në të njëjtin vend kjo la fansat të kuptojnë se kanë qenë së bashku.

Mirëpo, edhe pse këto aludime i mbushën gazetat shqiptare, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë koment deri tani.

E së fundmi, Megi duket se për herë të parë pranoi ndjenjat që ka për Endrin.

Ajo postoi një foto në InstaStory, ku shihet në një veturë e me mbi shkrimin:

“Gati humba fluturimin, pasi kam ndjenja për dikë”, tha modelja.

Fansat janë shumë të sigurtë që është fjala për Endrin, mirëpo detaje të tjera modelja nuk ka dhënë. /SHQIP.com