Rozë

Megi Pojani dhe futbollisti shqiptar shijojnë pushimet në Afrikë

Megi dhe Endri

Tashmë e disa ditë në media është duke u shkruar se Megi Pojani ka filluar një lidhje të re dashurie.

Ajo u tha se është në lidhje me futbollistin e kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi.

Ani pse ata nuk e kanë konfirmuar vetë, kjo u zbulua nga postimet e tyre nga i njëjti vend.

Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodhen së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre janë identike.

Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi dhe mund ta radhisim te futbollistët që jo shumë shpesh i shikojmë në faqet e mediave rozë. Megjithatë, Endri ia ka dalë që t’i rrëmbejë zemrën vajzës seksi të ekraneve tona./SHQIP.com