Rozë

Megi Pojani bën premtimin e papritur nëse Luizi e fiton BBVA

Megi Pojani

Miqtë e Luizit, Mario dhe Joni ishin të ftuar në emisionin “Fan Club”.

Ata thanë se kanë ndërmarrë një “challenge” për të parë se sa shqiptarë do të kthehen në bjond si Luizi.

“Kemi bërë challange, të shohim tani shpresoj të na ndihmoni edhe ju që derisa të mbarojë Big Brother Shqipëria të kthehet në vend skandinav”, treguan ata.

Megi Pojani

Më pas ata sfiduan dhe Megi Pojanin që të bëhet bjonde, teksa moderatorja premtoi se do të bëhet nëse Luizi fiton Big Brother-in.

Luizi deri tani është ndër banorët më të preferuar të BBVA.

/Shqip.com