Lajme Botë

Mega-operacioni i EUROPOL, sekuestrohen 19 milionë lojëra të rrezikshme për fëmijët

Një sasi rekord lojërash për fëmijë me marka të falsifikuara e të rrezikshme për shëndetin e sigurinë e fëmijëve janë sekuestruar në 29 vende evropiane në një megaoperacion i koordinuar nga EUROPOL.

Autoritetet italiane të “Guardia di Finanza”-s kanë informuar mëngjesin e sotëm se operacioni i koduar “Lodus III” ka çuar në sekuestrimin e 19 milionë lojërave për fëmijë.

Vlera e produkteve të sekuestruara është 79 milionë euro.

Hetimet e operacionit në periudhën kohore 5 shtator 2022 deri më 31 janar 2023, përfshijnë rreth 6000 aktivitete policore në nivel ndërkombëtar.

Në territorin italian, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2.2 milionë lojëra me vlerë 17 milionë euro, shifër kjo e barasvlershme me 20% të produkteve false të kapura në nivel evropian.

Gjatë fazës operative, aksioni ka mundur të identifikoj rrjetin logjistik e administrativ që menaxhonte shpërndarjen e tregtimin e këtyre produkteve të paligjshme, lojtarët kryesorë në zinxhirin e furnizimit tregtar si dhe ka çuar në shkatërrimin e grupeve kriminale që i mbështesnin.

Produktet e konfiskuara përfshijnë lodra argëtuese, elektronike, modele krijuese, video lojëra, kukulla personazhe të njohur të programeve televizive për fëmijë.

/Shqip.com