Sport Ndërkombëtar

Medvedev e vazhdon rrugëtimin në “French Open”

Daniil Medvedev

Daniil Medvedev  po e vazhdon rrugëtimin e tij të suksseshëm në “French Open”.

Tenisti rus ka triumfuar ndaj Miomir Kecmanoviç – me rezultat 6-2 6-4 6-2.

Medvedev e tregoi edhe një herë se është në element të mirë – e siguori biletën për në çerekfinale.

“Para ndeshjes nuk kam menduar kurrë se mund të fitoj sinqerisht me këtë rezultat”, tha Medvedev për Tennis Channel. “Kam arritur të bëj gjithçka jashtëzakonisht mirë sot. Është e rrallë të thuhet pas një ndeshjeje që mund të themi se sa mirë luajtëm” shtoi ai.

26-vjeçari mund të takohet me nënkampionin e vitit 2021, Stefanos Tsitsipas në fazën gjysmëfinale. /Shqip.com