Sport Ndërkombëtar

Mediat zbulojnë detaje tronditëse nga grabitja e shtëpisë së Sterling, lojtari pritet t’i mungojë Anglisë edhe për ndeshjen ndaj Francën

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling u largua nga kampi i Kombëtares për shkak të grabitjes së shtëpisë së tij në praninë e tre fëmijëve, raporton “The Sun”, shkruan Shqip.com.

Policia në Londër bën me dije se nga shtëpia e lojtarit janë vjedhur 300 mijë euro.

Mendohet se kjo grabitje ka lidhje me atë të lojtarit tjetër të Chelseat, Reece James, të cilit i morën nga kasaforta edhe medaljen e Ligës së Kampionëve dhe atë të vendit të dytë me Anglinë në Euro 2020.

Sterling po mendon të qëndrojë pranë familjes pasi e ndien që rreziku nuk ka kaluar dhe se familja e tij është tronditur.

Përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate nuk do ta ketë në dispozicion për çerekfinalen e datës 10 me Francën.

Një mungesë shumë e madhe për “Tre Luanët” pasi sulmuesi i Chelseas u aktivizua titullar në dy ndeshjet e para dhe mungoi në takimin me Senegalin pasi udhëtoi drejt Londrës pas grabitjes.

/Shqip.com