Sport Shqiptar

Mediat serbe shkruajnë për futbollistin që e refuzoi Kosovën: Nuk erdhi te “shtetin e rrem”!

Photo: Atdhe Mulla
Photo: Atdhe Mulla

Uron Bislimi e refuzoi ftesën për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Bislimi u ftua tre herë nga Kosova dhe dy herë e refuzoi ftesën e përzgjedhësit Alain Giresse.

Sipas portalit serb “informer.rs” ai ka bërë mirë pasi ka refuzuar siç e quan portali “shtetin e rrem” dhe e ka pranuar Zvicrën.

“Arsyeja e dorëheqjes së tij është shumë e thjeshtë. Bislimi nuk dëshiron të luajë për një vend fals dhe se dëshiron që një ditë ta veshë fanellën e kombëtares së Zvicrës”, ka shkruar Informer.rs, përcjell Shqip.com.

“Uran Bislimi vendosi të vazhdojë trendin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Ardon Jasharit, Andi Zeqirit dhe t’i qëndrojë “besnik” Zvicrës.  Bislimi ka lindur në Bazel, ka luajtur për kombëtaren e të rinjve të Zvicrës, e më pas ka pranuar ftesën e vendit të rrejshëm dhe ka debutuar për Kosovën në nëntor të vitit të kaluar në ndeshjet kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe”, ka përfunduar mediumi serb.

Ndryshe, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ka njoftuar në një konferencë për media se Bislimi ia ka mybllur dyert Kosovës.

Ai luan si mesfushor, është 23-vjeçar dhe aktivizohet te Lugano.

/Shqip.com