Rozë

Mediat ndërkombëtare zbulojnë të dashurin e ri të Dua Lipës?

Dua Lipa

Dua Lipa tashmë është duke u përfolur se është në një lidhje të re.

Page Six pretendon se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një këngë kushtuar yllit britaniko-shqiptar të quajtur “Dua Lipa”.

Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj.

Por, duket se pasi u takua personalisht me yllin simpatik të repit në Los Anxhelos në nëntor, ata kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.

Më pas ai dyshohet se udhëtoi për në Nju Jork për të parë përsëri njëri-tjetrin dhe një burim për Page Six pretendon se ata janë parë së bashku në një restorant atje për darkë.

/Shqip.com