Sport Ndërkombëtar

Mediat franceze: Hugo Lloris do të largohet nga Kombëtarja e Francës

“Gardiani” Hugo Lloris do t’i jap fund karrierës ndërkombëtare. Mediumet franceze kanë raportuar të hënën se Lloris, ka vendosur të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Francës por ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin e tij.

Kapiteni i Francës, pritet që të njoftojë për tërheqjen e tij nga ekipi javën e ardhshme për t’u fokusuar te Tottenhami.

35-vjeçari ka mbetur i dëshpëruar që Franca nuk arriti ta mbrojë titullin e botës që e fitoi para katër vjetësh, pasi të dielën me penallti nga Argjentina në Katar.

Lloris është lojtari me më së shumti paraqitje të Franca, pasi ka debutuar në vitin 2008.

Ai ka regjistruar 145 paraqitje deri më tani, ndërsa me Francën e ka fituar edhe Ligën e Kombeve vitin e shkuar.

/Shqip.com