Lajme

Media britanike: Parat e fituara shqiptarët i dërgojnë në vendlindje por ka një anë të errët

Kamez

Shqiptarët janë duke gëzuar pasuritë e fituara në Britaninë e Madhe, por për këtë ka edhe një anë të errët.

Media britanike The Telegraph ka shkruar se si shqiptarët në Britani dërgojnë para familjarëve të tyre në Shqipëri dhe konkretisht përmend një qytetar të quajtur Besnik Cahani.

Cahani ka treguar për parat  të cilat jaka dërguar së fundi djali i tij i cili para shtatë vitesh kishte shkuar ilegalisht në Britani.

“Ai po dërgon 100 £ këtu dhe xhepi im po shëndoshet me lekë shqiptare. Ndonjëherë në Krishtlindje apo Vitin e Ri, ai dërgon £200″, kishte thënë Cahani.

The Telegraph tregon se në rrugë të Kuksit shiheshin makina të tipit BMW e Mercedes të cilat mbanin targa të Britanisë. Ato cilësohen si të vjedhura ose të importuara duke përdorur para kriminale.

Ndërsa, për Kamzën thuhet se është një ndër zonat me rritje më të shpejtë të vendit. Sipas kësaj medie, para 25 vitesh në këtë vend kishte vetëm fusha dhe tani ka qindra shtëpi të mëdha tre katëshe të ndërtuara nga emigrantët në Britani.

Rajonet e varfëra të Shqipërisë thuhet së kanë mbetur pa të rinj për shkak të joshjes që të largohen. Ata nxitën nga bandat kriminale që të marrin rrugët ilegale për një jetë fiktive.

Bandat kriminale që bëjnë kalimet ilegale të emigranteve kanë zvogëluar kostot e tyre nga 15 mijë euro në 3 mijë gjë që ka përkeqësuar edhe më shumë gjërat.

Kurse, Qeveria britaneze ka njoftuar që është duke derdhur miliona, përkatësisht në Kukës për të përmirësuar vendet e punës dhe infrastrukturës.

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alstair King-Smith, muajin e kaluar ka vizituar Kukësin dhe ka lutur prindërit atje që të moslejojnë që fëmijët e tyre të shfrytëzohen nga kriminelet dhe trafikantët.

Smith premtoi se do të ketë investime, por banorët atje thonë se ata nuk kanë dëgjuar për këtë dhe shqetësohen se nuk do të ketë ndryshim në jetesën e tyre për shkak të korrupsionit.

Fabiani i cili punonte kamarier, ka thënë për median britaneze se në Shqipëri nuk ka mbetur asgjë.

” Këtu nuk ka mbetur asgjë. Ne kemi mbaruar,” tha 35-vjeçari Fabiani.

Fabiani është ankuar për faktin se me të ardhurat si kamarier nuk mund të sigurojë as një cigare e aq më pak të mbështesë një familje.

Në Shqipëri, pagat janë të ulëta dhe kostoja e jetesës është duke u rritur. Njerëzit nuk po mundën të gjejnë punë ose të përballojnë një arsim apo kujdes shëndetësor.

Nga burimet natyrore që vendi është i pasur me të tilla si bakri dhe kromi por që përfitojnë vetëm korporatat dhe zyrtarët e korruptuar.

Ndërkohë, plaçkat e migracionit të paligjshëm dhe krimit janë vendosur për të marrë një amnisti. Çdo shtetas shqiptar që jeton në vend apo jashtë vendit mund të futë 2 milion € (1.7 milion €) në sistemin bankar, pa pyetje, sipas planeve që po finalizohen nga Tirana. Ata do t’i mbajnë paratë në këmbim të taksës deri në 10 për qind. Në një vend që merret me çështje të tilla si pastrimi i parave dhe korrupsioni, kjo nuk dekurajon as migracionin e paligjshëm dhe as veprimtarinë e paligjshme.

/Shqip.com