Sport Shqiptar

Meçi i Florian Markut mund të dështojë pa dalë në ring

Florian Marku mund ta humbë ndeshjen pa dalë në ring

Florian Marku nesër mbrëma do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës, por disa probleme janë shfaqur para kësaj ndeshje.

Në matjet zyrtare para takimit, ka dalë që Marku nuk e ka pasur peshën e lejuar pasi ka peshuar gati dy kilogramë më tepër, shkruan Shqip.com.

Por, ai ka edhe një mundësi pas dy orësh për të bërë edhe një matje tjetër, ndërsa në rast se përsëri dështon, atëherë nuk do të mund të zhvillojë ndeshjen.

Takimi i tij dhe Maxim Prodam është i paraparë të zhvillohet në “London Stadium” në praninë e gati 70-mijë tifozëve, kryendeshja e natës do të jetë ajo e Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk./Shqip.com