Sport Ndërkombëtar

Meçi “Fury-Joshua” më afër se kurrë

Joshua-Fury

Tyson Fury i bëri ftesë publike – Anthony Joshuas për një përballje në ring.

Ky i fundit ju përgjigj – një herë personalisht në Twitter, e tashmë edhe zyrtartisht.

Kompania menaxhuese e Joshuas “258 MGT” – ka bërë të ditur se “ne pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury për një luftë më 3 dhjetor të premten e kaluar. Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës, u ra dakord të ndalohej i gjithë komunikimi. Ne jemi në pritje të një përgjigje”.

Teksa, promoteri i njohur i boksit, Frank Warren – nuk ka vonuar shumë – dhe ka shkruar “kontrata do të bëhet shumë shpejtë për ju”.

Ky meç është pritur që një kohë të gjatë nga tifozët e këtij sporti, teksa tashmë është më afër se kurrë – të bëhet realitet.

Anthony – së fundmi u përball me Oleksandr Usyk – ndaj të cilit pësoi humbje për të dytën herë rradhazi.

Në anën tjetër, Fury për herë të fundit – kishte boksuar – ndaj Dillian Whyte – në prill të këtij viti.

“The Gipsy King” nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij – 33 ndeshje – 32 fitore dhe një barazim.

Teksa, Anthony ka 24 fitorre – dhe është mposhtur tri herë./Shqip.com