Lajme

Me votat e diasporës, VV e para në garën e balotazhit në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 85 për qind të votave me postë në Komunën e Podujevës, njofton Shqip.com.

Nga gjithsej 194 vota me postë për këtë komunë, LVV ka marrë 161 prej tyre, lënë prapa Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila mori 25 vota me postë, kurse AAK mori vetëm tetë.

Momentalisht, duke numëruar edhe votat me postë, garës së balotazhit tashmë i prin Lëvizja Vetëvendosje me vetëm 23 vota përpara Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithsej nëntë mijë e 610 vota janë aprovuar nga fletëvotimet e ardhura me postë.

Ndërkaq, prej 38 komunash, 21 kanë shkuar në balotazh.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila në zgjedhjet e 14 nëntorit do të shkojë në 12 komuna në balotazh.

E njëjta nuk ka fituar zgjedhjet komunale në asnjë komunë në raundin e parë. /Shqip.com