Me vendim të Qeverisë shtyhet festivali “Hardh Fest”

Festivali i njohur në Kosovë “Hardh Fest” është shtyrë më vendim të Qeverisë së Kosovës, shkruan SHQIP.com.
E gjithë kjo për shkak të masave të reja anticovid që kanë hyre në fuqi që nga sot ( e hënë).
Kjo u njoftua nga faqja zyrtare e “Hardh Fest”, të cilët më tej thonë se do të shtyhet për një datë më të përshtatshme.
“Njoftim
Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19, dhe duke e patur prioritet shëndetin publik vendos që edicionin e sivjetshëm të festivalit ta shtyej për një datë më të përshtatshme.
Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt”, thuhet në njoftim.
Ky festival sivjet do të mbante vitin jubilar të 20-të, me 3, 4 dhe 5 shtator në komunën e Rahovecit.
Disa nga të famshmit që pritej të performonin në “Hardh Fest 2021” ishin: Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Minatori, Mentor Haziri, Grupi Na, Magnituda&Friends etj./SHQIP.com