Lajme

Me trëndafila në dorë, Rama dhe familjarët bëjnë homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit e ’21 Janarit’

Kjo e diel shënon 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve, të cilët kishin dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë së kohës, që drejtohej nga Sali Berisha.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

Në Bulevard janë mbledhur qindra qytetarë për të përkujtuar të vrarët e 21 janarit.

Pas fjalës në kryeministri, Edi Rama dhe familjarët kanë mbajtur homazhe në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kujtim të viktimave të 21 Janar 2011 ku kanë vendosur edhe lule. 

/Shqip.com