Lajme Ballkan

Më shumë se 5 mijë pako cigare u konfiskuan; Abazoviq: Kjo është një garë mes së mirës dhe së keqes

Foto: Boris Pejović

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Drejtorinë e të Ardhurave dhe Doganave (UPC) për konfiskim e më shumë se 5000 pakove më cigareve të kontrabanduara.

Konfiskimi kishte ndodhur në portin Adrias dhe se vlera e cigareve të konfiskuara është rreth tre milionë euro në tregun e lirë, shkruan “Vijesti”.

Foto: Boris Pejović

“Kjo është një garë mes së mirës dhe së keqes”, tha ai, duke shtuar se me veprimin e sotëm tregojnë se nuk do të tërhiqen as një milimetër.

Drejtori i Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, Rade Millosheviq, ka thënë se cigaret janë konfiskuar në aksionin “Tranzit”, të cilin e kanë bërë për më shumë se një muaj.

Millosheviq, ka shpjeguar se mallrat kanë mbërritur me anije dhe më pas kanë tentuar ta eksportojnë në Serbi dhe më pas, kur kanë dështuar, kanë tentuar ta “kthejnë në anije”, por kanë mbetur në port.

Tutje, ka treguar se pronari i cigareve është kompania Atland šped, dhe se emrat do t’i shpallë partnerëve dhe institucioneve.

Foto: Boris Pejović

Kryeministri Abazoviq, tha se nuk do të ndalet dhe se më herët ka thënë se kontrabanda e cigareve është klinikisht e vdekur, por se këto tani janë aktivitete që po tentojnë të dëmtojnë Qeverinë e Malit të Zi./Shqip.com