Rozë

“Më shpëtoni nga këta të dy”, Sarah Berisha në darkë me DJ PM dhe Donald Veshajn

Sarah, Dj Pm dhe Donald Veshaj

Sarah, Dj Pm dhe Donald Veshaj janë bashkuar.

Ata janë parë duke drekuar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.

Ata kanë postuar pamje nga darka ku shihet që kanë kaluar shumë mirë së bashku.

Ishte Donaldi ai që solli disa pamje nga darka e tyre e përbashkët ku e ngacmonin Sarën me shaka duke e pyetur pse akoma nuk e ka llogarinë e Instagramit të verifikuar, ashtu siç e ka ai dhe PM.

Më pas të njëjtin postimi e ka shpërndarë dhe blogerja teksa sipër shkruan: “më shpëtoni nga këta të dy”, duke iu referuar Donaldit dhe DJ PM.

Më pas, Veshaj postoi edhe një imazh përkrah DJ nga Kosova, me të cilin krijojë një shoqëri të fortë gjatë qëndrimit në BB VIP.

“Do inteligjencë, punë dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”, ka shkruar Donaldi në foton me PM.

Ndërkohë, kujtojmë që Donaldi po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore që nga përfundim i Big Brother VIP.

Sa i përket jetës private ai ka kërkuar bashkim me Bora Zemanin, ndërsa Pm dhe Sarah po vazhdojnë lidhjen e tyre./SHQIP.com