Rozë

Me rastin e Bajramit, Gold AG shpërndanë dhurata për fëmijët në Preshevë

Gold AG-reperi

Pas agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, myslimanët anembanë botës, sot festojnë Fitër Bajramin.

Me këtë rast reperi nga Presheva ka bërë një gjeste të veçantë.

Ai ka zgjedhur të shpërndajë sot dhurata për fëmijët, në Preshevë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory, ku ka shkruar: “Prej orës 14:00, te Shtëpia e Kulturës”.

Arian Agushi i njohur me emrin e artit, Gold AG, ka kaluar 10 vite nga fëmijëria në Preshevë.

Ndryshe, Goldi është duke qenë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore./SHQIP.com