Rozë Ndërkombëtar

“Më puthi”- Fotografi shqiptar Fadil Berisha rrëfen eksperiencën e punës me aktorën e famshme

Fadil Berisha dhe aktorja Shalon Stone

Fotografi shqiptar, Fadil Berisha së fundi ka rrëfyer eksperiencën me persona të famshëm.

Ai në emisionin “E diell”, ka thënë se kur të takohesh më të famshëm duhesh të jesh shumë i sigurte dhe nuk duhet të shfaqësh nervozizëm.

Berisha ka treguar eksperiencën e punës më aktoren e famshme, Sharon Stone, i cili tregoi që pas përfundimit të punës ajo në fund e ka puthur në të dyja faqet.

“E kanë edhe pjesën që nuk duhet me i pas frikë, duhet me qenë i sigurt me veten. Kur erdhi i thash që të fotografoja pjesën e famshme të atij filmit. në fillim tha jo se s’jam më ashtu, por pranoi në fund.

Kur mbaroi më puthi në të dyja faqet”, tha Berisha.

Sharon Vonne Stone është një aktore, producente dhe ish modele amerikane./SHQIP.com