Me pistoletën në dorë, ky është personi që qëlloi me armë drejt Rudolf Zefit te Don Bosko
Publikuar:
(14.12.2023 14:43:32)
Shqip.com publikon pamjet e autorit, i cili qëlloi në drejtim të Rudolf Zefit mëngjesin e sotëm në ‘Don Bosko’ .
Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në ‘Don Bosko’.
Ai është afruar dhe ka qëlluar disa herë.
Pas të shtënave ai duket duke pirë cigare teksa largohet i qetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
Policia nuk e ka identifikuar plotësisht autorin, por dyshon se bëhet fjalë për një person që nuk ka shumë që ka dal nga burgu.
/Shqip.com