Lajme

“Me pasoja të paparashikueshme”- mbetjet në pistën e Aeroportit mund të përthitheshin nga motorët e aeroplanëve

Raporti i AAC-së vë në fokus një gjetje të frikshme, që mund t’i dëmtonte motorët e aeroplanëve, derisa po operonin në pistën e re që ishte zgjatur nga Limak.

“Sipas standardeve dhe praktikave të Aviacionit mbulimi i kabllove me Bitumen nuk është i lejuar pasi që Bitumeni  ka veti që gjatë dimrit paraqet mbetje të forta dhe kjo mbetje përbën rrezik potencial për aeroplanët pasi që mund të përthithen nga motorët, ndërsa gjatë verës për shkak të nxehtësisë mund t’i dëmtoj kallot”, thuhet në raportin e AAC-së.