Më pak se 20 sekonda, Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale
Publikuar:
(24.07.2021 09:29:52)
Distria Krasniqit iu deshtën më pak se 20 sekonda që ta prekë gjysmëfinalen, shkruan SHQIP.
Ajo e ka mposhtur me ippon xhudisten kineze, Chen Hao Lin të Taipeit.
Në gjysmë finale xhudistja nga Kosova do të përballet me Urantsetseg Munkhbat.
Krasniqi ka fituar normën olimpike për të përfaqësuar Kosovën, bashkë me katër xhudistët e tjerë dhe njëmbëdhjetë sportistë gjithsejtë.
Të premten është bërë hapja e lojërave olimpike me një ceremoni tradicionale./SHQIP.com