Rozë

“Me mujt me marrë ndonjë vaksinë çfarëdo, edhe të rusit e kinezit”, Artani kujton fjalët e babait

Rasim Thaçi me djalin,

Ka disa muaj që humorist i njohur Rasim Thaçi – Cima ka ndërruar jetë, pas disa javë qëndrimi në spital.

Ai ishte duke u trajtuar nga COVID-19, i cili ja morri jetën Cimës.

Në kohën kur ai ishte i sëmure Kosova kishte mungesë të vaksinave e në lidhje më këtë ka reaguar edhe djali i tij në Facëboook.

Artani ka thënë se gjatë kohë sa ishte në intensive babai i tij, i kishte thënë që po të kishte vaksinë do e merrte çfarëdo të ishte.

Më kujtohen momentet e fundit të jetës së Babit në klinikën infektive sa ishte po bënim pak bisedë dhe po citoj fjalët e tij.

“Më mujtë më marrë naj vaksinë çfarëdo , more edhe të rusit a kinezit s’ka lidhje veç me mar “, ishin fjalët e aktorit.

“I thashë po babë , shumë shpejtë skena lanë doktorrit pa ja kerku dhe deri të ministri për me e siguru momentin e parë që do të vintë në Kosovë”, ka shkruar ai.

I njëjti gjithashtu ka shkruar tutje se çdo qytetarë duhet vaksinuar, pasi shëndeti është mbi të gjitha.

“Deri para 1 viti kemi fol qysh me siguru vaksinën , sot del shqiptari ekspert si zakonisht edhe thotë s’bon me mar vaksinën se met steril , jo se ta qesin qipin lloje- lloje komenti”, ka deklaruar djali i Cimës.

“Vaksinohu sa nuk është ba vonë, për ty, për familjen, për shoqërinë. Shëndeti mbi temat konspirative”, ka përfunduar ai.