Teknologji

Me mbështetjen e BE-së, hapet një akademi për të ardhmen e fuqisë punëtore

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë është hapur një akademi për të ardhmen e fuqisë punëtore.

Akademia Innovemia është e fokusuar në investimin në të ardhmen e fuqisë punëtore dhe bizneseve të Kosovës.

“Innovemia do të ofrojë programe trajnimi për Median Dixhitale, Teknologjinë, Sipërmarrjen Dixhitale dhe Mediat Sociale dhe ne jemi veçanërisht të entuziazmuar që shohim gra të reja që të rriten dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e mahnitshme”, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se BE-ja është e përkushtuar për pajisjen e fuqisë punëtore të ardhshme të Kosovës me aftësitë dixhitale kritike të nevojshme për të pasur sukses në epokën moderne dixhitale.

BE-ja është e palëkundur në angazhimin e saj për arritjen e shkrim-leximit dixhital për të gjithë dhe Akademia Innovemia përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara drejt këtij objektivi, thuhet më tutje në njoftim.

/Shqip.com