Art Jetese

Me këtë truk mund t’i pastroni xhinset pa humbur ngjyrën

Mund të jetë paksa frustuese kur blini xhinse të reja dhe vetëm pas pak larjeve fillojnë ta humbasin ngjyrën

Teknikja e certifikuar e pastrimit, autorja dhe blogerja Donna Smallin Kuper, si dhe Mary Johnson, shkencëtare, i kanë ndarë me neve këshillat e tyre për pastrimin e xhinseve në mënyrë që t’i mbajmë të duken si të ri.

Rregulli kryesor për pastrimin e xhinseve, tregon Kuper, është t’i ktheni mbrapsht dhe t’i pastroni me dorë në ujë të ftohët.

Përderisa kjo metodë mund të jetë paksa më e pafavorshme për ju se rrobalarësja, ajo thotë se metoda ndikon në mbrojtjen e ngjyrës së xhinseve.

Johnson rekomandon ta shmangni edhe tharësin e rrobave, pasi që, sipas saj, lënia e xhinseve për t’u tharë në ajër ndihmon në zgjatjen e jetës së materialit.

Sa i përket xhinseve me ngjyrë të zezë, Johnson thotë se ato janë kombinim i ngjyrave të ndryshme për ta krijuar efektin e ngjyrës së zezë.

Duke marrë parasysh këtë, ajo thotë se ngjyra e këtyre xhinseve mund të zhduket dita ditës, prandaj rekomandon t’i pastroni edhe ato mbrapsht, por me ndihmën e një kondicioneri për t’i zbutur fibrat.