Rozë

“Më kërkoi të shkonim në shtrat…”-Konkurrenti i Për’puthen, demaskon njërën nga vajzat

Emisioni “Për’puthen” është duke vazhduar që të ketë debate të shumta në mes konkurrentëve brenda.

Gjatë transmetimit të takimit në mes të vajzës së re Fjorit dhe djalit të ri Aldisit, u tha se kanë ndodhur disa mospajtime në prapaskenë.

Fjori bëri twerk në takimin e parë, por jo vetëm kaq. Aldisi në studio tregoi se konkurrentja i ka kërkuar diçka më shumë.

“Më kërkoi diçka më shumë. Pas kamerave më kërkoi diçka që nuk duhet kërkuar. Donte puthje dhe unë u largova. Më kërkoi të shkonim në shtrat. Ndodhi diçka pas takimit, ajo deshi të më puthte dhe të shkonim më andej, por unë nuk e ndjeja”, tha Aldisi.

“Të tha të shkonit në hotel?“, e i tha Samiu atij.

Pas kësaj ka reaguar  edhe vajza në fjalë e cila i ka mohuar fjalët e Aldisit.

“Unë të kërkova ty? Çfarë po thua? Ku të gjesh që të ta kërkoj, ça e kujton veten të rënë prej qielli? Të thashë të shkonim në makinë të të qëndroja më pranë larg kamerave, jo në hotel”, tha Fjori./SHQIP.com