Sport Ndërkombëtar

Me këmbë në fushë e mendje në qiell të shtatë – Everton siguron mbijetesën

Edhe një moment ikonë për librat e historisë së futbollit.

Një ‘roller-coaster’ emocionesh – që nga ethet e zhgënjimit e deri te gjendja e transit dhe lotët e gëzimit.

Kjo nuk ishte ditë e zakonshme për mbështetësit e Evertonit.

Klubi i tyre i zemrës ka arritur të marë fitore historike në shtëpinë e tyre me rezultat 3:2 ndaj Crystal Palace.

E bukura qëndron në faktin se në pjesë të parë shkuan me disavantazh 0:2.

Llogarinë e hapi Jean Mateta në minutën e 21-të.

Kurse për dyfishimin e epërsisë u përkujdes veterani Jordan Ayew (36’).

Pjesa e dytë ishte totalisht e vendasve.

Se kishin ndërruar qasje dëshmoi goli i hershëm i mbrojtësit Michael Keane, vetëm nëntë minuta pas pushimit mes pjesëve.

Kur po fillonin të humbin shpresat për një rikthim, ishte Richarlison që gjeti goli e barazimin në minutën e 75-të.

Pas vetëm 10 soshëve, më së miri u gjend Calwert-Lewin që me kokë çoi topin pas shpinës së portierit Jack Butland.

Gjyqtari Anthony Taylor dha shtatë minuta lojë shtesë, por ishte e 98-a kur të pranishmit në “Goodison Park” morrën hovin drejt fushës së blertë.

Me këtë fitore, skuadra e Frank Lampard e ka siguruar mbijetesën në Premierligë edhe matematikisht. /Shqipcom