Rozë

Me kë po shijon pushimet këngëtarja Tuna?

Këngëtarja Tuna Sejdiu duket se po i shijon pushimet pas ardhjes në jetë të djalit të saj të dytë.

Tuna poashtu iu rikthye muzikës me një bashkëpunim i cili u mirëprit shumë nga publiku.

Ajo dhe The Victor sollën duetin  “Kthehna”, një këngë që solli artisten sërish në vëmendje pas një pauze të gjatë.

Këngëtarja poashtu lajmëroi fansat e saj për disa projekte të cilat priten të lansohen shumë shpejtë.

E para lansimit të këtyre projekteve, këngëtarja nisi pushimet me dy artiste të njohura shqiptare.

Ajo bashkë me Adelina Tahirin dhe Big Mamën udhëtuan drejt një destinacioni luksoz të bregdetit turk.

Ajo bashkë me Adelina Tahirin dhe Big Mamën udhëtuan drejt një destinacioni luksoz të bregdetit turk.

Këngëtarja e bëri të ditur këtë me anë të postimeve të fotove të ndryshme në Instagramin e saj./SHQIP.com