Sport Ndërkombëtar

Me golin e radhës, Ibrahimovic vendos këtë rekord në futbollin italian

Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit në fushë dhe goli i tij i radhës për Milanin do t’i sjellë atij një rekord të ri.

41-vjeçari Ibrahimovic është jashtë fushës pas një operacioni të rëndë në gju që bëri në maj të vitit të kaluar, pas fitimit të Scudettos me Milanin.

 Pavarësisht mungesës së gjatë, Zlatan pohon se nuk e ka ndërmend ta mbyllë karrierën dhe se po punon shumë për t’u rikuperuar. Dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Serie A i ka ndjekur nga bankina, por rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se, me golin e radhës, Ibra do të thyejë rekordin e nivelit më të lartë të futbollit italian, pasi do të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e kampionatit.

Sulmuesi suedez tashmë është në vendin e tretë në listë, sepse ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë. Rekordi aktual është ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, i cili shënoi kur ishte 41 vjeç e 25 ditë.

Zlatan është 41 vjeç e 147 ditë, që do të thotë se pas golit të radhës do të bëhet rekordmen i ri, pra golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A.

/Shqip.com