Rozë

Me fustan sikur flamuri shqiptar, ja si po duket Rita Ora para koncertit në Tiranë

Rita Ora sonte pritet të hap koncertin e paralajmëruar në Tiranë.

Teksa na ndajnë minutat nga performanca e saj, është stilisti i njohur Valdrin Sahiti ai i cili është përkujdesur që Rita të duket madhështore.

Veshur me një fustan me simbole kombëtare identik sikur flamuri shqiptar, Rita është gati për koncertin falas që do e jap sonte.

Rita ka dy ditë që po qëndron në Tiranë, ku ka vizituar vende të ndryshme gjatë kësaj kohe.

Ajo në konferencën e mbajtur për media ka treguar se viti 2023 do ta gjejë me album të ri si dhe me rol në një film për të cilin nuk dha detaje./Shqip.com